Vetëm 22 vjeçe, përfundon në burg infermjerja shqiptare në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2020, 09:27

Një vajzë 22-vjeçare shqiptare në Britani të Madhe është dënuar nga një gjykatë me 13 muaj e gjysmë burgim pasi u kap në shtetin ishullor me dokumente të falsifikuara. Mediat britanike shkruajnë se Ina Bufi u ndalua Korrikun e vitit të kaluar nga policët e kufirit në portin e Holyhead, teksa ishte duke udhëtuar me makinë.

Kur agjentët i kërkuan dokumentet, ajo dorëzoi një kartë identiteti dhe një patentë greke. Ina këmbëngulte se ishin origjinale, por në fund pranoi se është qytetare shqiptare dhe nuk ka të drejtë hyrje në Britani te Madhe.

22-vjeçarja u arrestua dhe u akuzua për posedim të dokumenteve false. Para gjykatës ajo tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe po trafikohej në Britani. Por hetimet kishin vërtetuar se Ina Bufi nuk ishte trafikuar, por kishte hyrë vetë në Angli me dokumente të falsifikuara.

22-vjeçarja pranoi akuzat e prokurorisë, ndërsa avokati i saj tha se ajo është infermiere e diplomuar në Shqipëri dhe kishte planifikuar të kryente studimet Master. Avokati bëri gjithashtu me dije se Ina ka bërë kërkesë për azil në Britani të Madhe.

Por, gjykatësi dha dënimin me 13.5 muaj burgim për 22-vjeçaren shqiptare, si dhe urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e dokumenteve false greke që përdoreshin prej saj.

***

Burimi: DailyPost|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit