JOQ Albania
Home

Heroinë dhe kokainë në makinë, kapet 41-vjeçari nga Elbasani
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 9:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm. 41-vjeçari nga Elbasani shiste kokainë dhe heroinë, të ndarë në doza të vogla.

Policia njofton se arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, u gjetën në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.