JOQ Albania
Home

Charlize Theron paska bërë selfien e dytë legjendare gjatë ‘Oscars2020’
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 23:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prezantuesja e njohur Ellen DeGeneres ishte e para që bëri një selfien legjendare të Oscars.

Por tani nuk e mban më ajo këtë stafetë, pasi aktorja Charlize Theron gjatë mbrëmjes së Oscars 2020 bëri një tjetër sefie legjendare.

Ajo mblodhi disa nga figurat më të njohura dhe shkrepi një tjetër selfie legjendare. Në të janë Rami Malek, Salam Hayek, Regina King, Tom Hanks dhe  Rita Wilson.

Këtë foto aktorja e publikoi duke shkruar krah saj:

Shoqëri e mirë #Oscars2020.’’

Kujtojmë këtu se Theron ishte nominuar për çmimin ‘aktorja më e mirë’, por nuk e fitoi.