JOQ Albania
Home

Nën lupën e OFL-së, Taullau: S‘e kuptoj kush ma bën këtë show, na vjen zor nga fëmijët kur shkojmë në shtëpi
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Saimir Taullau ka reaguar dhe ka folur për thirrjen e OFL-së. Ai ka thënë se policia i ka shkuar për një makinë tre milionë lekë të vjetra dhe një stan delesh. Duke folur në një intervistë për ‘Shijak TV’ Taullau ka thënë se i gjithi ky është një show dhe asgjë më shumë.

Më tej ai ka vazhduar:

Atë ditë kam qenë në Tiranë, për hallet e familjes time. Më vjen një telefonatë nga Lushnja dhe më thonë se jemi policia e Lushnjës. Më thonë ku je se kemi ardhur për të verifikuar makinën, ku gjendesh sepse duam të kontaktojmë. Nuk ka asnjë problem, u kam thënë po vij menjëherë. I pyeta ku janë, dhe më thanë se jemi ta karburanti te rrethrrutollimi i Plugut. U thashë se mbërrij sa të më bëjë rruga e kthimit.

Gjatë kësaj interviste ai ka treguar se në momentin që ka vajtur te karbutranti në rrotondo të kthesës së Plugut ka gjetur aty 10 policë.

Ka shtuar më pas:

Më thanë kemi ardhur dhe do të marrim këtë fuoristradën dhe do ta çojmë për sekuestro, sepse na kanë dhënë urdhër nga Tirana. S’e mohoj. Kam pasur dënim. Unë kam plotësuar urdhërat që më ka kërkuar shteti.

Ai ka thënë se makina e tij nuk është aspak një makinë e blinduar dhe se nuk e kupton se kush po ia bën këtë show.

Ai ka deklaruar:

Nuk ka lidhje fare me makinë të blinduar. Unë nuk e kuptoj kush ma bën këtë show, ma bën prokuroria, policia, gazetaria. Nuk e kuptoj. Na vjen zor nga fëmijët kur shkojmë në shtëpi.’’

Gjatë fjalës së tij ai ka kërkuar që policia të bëjë punën e saj dhe jo të bëjë shfaqje.