JOQ Albania
Home

Shefi në intervistë, rilindasit ndezin motorrët: Sa më shumë “share” për Ramën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/02/2020 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Rama është tani në emisionin Opinion, ku po trumpeton OFL-në e krijuar pak ditë më parë, që deri më tani nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Dalja në intervistë ka ndezur edhe motorrët e “rilindasve”, të cilët kudo dhe me këdo përpiqen të “promovojnë” kryerilindasin e tyre, teksa propagandon në televizion.

Grupet e whatsappit të “Fresh-it”, të njësive bashkiake apo edhe të të punësuarve partiakë janë të mbushura me mesazhe që kërkojnë të bëjnë sa më shumë “share” intervistën e Ramës.

Një i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, por dihet se ekzistojnë plot të tillë.

Propaganda është një nga armët më të forta që Rilindja ka, dhe ajo bëhet me urdhër nga lart.

Nuk ëstë hera e parë që qarkullojnë të tilla mesazhe nga rilindasit, i cili është një presion i hapur për këdo.