JOQ Albania
Home

Marin Mema kujton premtimin e pambajtur të Ramës: U deklarua se do të hiqej TVSH për materialet e rindërtimit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 22:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Marin Mema ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të heqë TVSH-në për materialet e ndërtimit dhe se ndërtimi i banesave që u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike të 26 nëtorit duhet të nisë sa më parë.

Kujtojmë këtu se gazetari Marin Mema pas tërmetit të 26 nëntorit, nga i cili u shuan 51 jetë dhe me mijëra shqiptarë mbetën në rrugë të madhe u përfshi në mbledhjen e fondeve për ta.

Mema ka thënë:

Duke qenë se kemi nisur procesin e rindërtimit të 4 shtëpive, kemi hasur në një problem që është çështja e TVSH, e cila në fakt u deklarua se do të hiqej në mbledhjen e një muaji më parë. U deklarua se do të hiqej TVSH për materialet e rindërtimit por deri sot ajo nuk është hequr. Ne e kemi këtë problem madhor. Do të duhet që të paktën për 3 javë duhet të dorëzojmë 3 shtëpitë e para, dhe i bie që në 3 shtëpi, shteti të mbajë vlerën e 1 shtëpie vetëm për TVSH.’’

Më pas Rama ka reguar dhe i ka thënë se ‘’çështjen e TVSH-së nuk e di. Sjellim edhe në kujtesë se pas tërmetit të 26 nëntorit janë llogaritur rishtas si të varfër.