JOQ Albania
Home

Pa pallatet e Veliajt, kështu ka qenë Tirana dikur: Qyteti i çative të kuqe, i ajrit të pastër e i ujit më të mirë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot Tirana është e pushtuar nga pallatet që duket sikur kanë mbirë si kërpudhat pas shiut. Po ashtu Tirana është edhe një ndër kryeqytet më të ndotura në Europë.

Por dikur Tirana nuk ka qenë kështu. Ka qenë fotografi Roland Tasho ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto të Tiranës së dikurshme.

Krahas kësaj fotoje ai ka shkruar:

Tirana, ish qyteti i çative të kuqe, i ajrit te paster, i ujit me te mire, i njerëzve bujarë e mikprites sot ka ditelindjen. Fatkeqesisht kjo Tirane nuk eshte me por sot thuhet Gezuar ditelindjen qyteti me i bukur.”

Tirana e sotme është shumë larg asaj në foton që ka publikuar Tasho. Kudo shikohet që po ndërtohet, ka shumë pak hapësira të blerta dhe vendet ku një fëmijë mund të luajë gjenden me zor.

Edhe pse Erion Veliaj para se të merrte drejtimin e Bashkisë së Tiranës tha se nuk do të kishte më leje ndërtimi, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por kudo shikohet se po hidhen themele për pallate të tjera.