JOQ Albania
Home

Testohet një tjetër rast për koronavirus në Shqipëri, rezulton negativ
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 20:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas testimit të 5 rasteve me koronavirus në Shqipëri, u shtua edhe një tjetër këto javët e fundit. Nga të gjashta analizat, fatmirësisht rezultatet ishin negative.

Madje, u specifikua më qartë duke thënë se 6 personat ishin prekur nga gripi sezonal.

Ndërkohë, disa masa janë marrë nga autoritetet më së tepërmi në aeroport.  Mësohet se edhe karantina është bërë gati, por risku është shumë i ulët.

Kështu kanë theksuar dhe mjekët, të cilët kanë qetësuar shqiptarët duke u shprehur se Shqipëria ka pak gjasa të preket nga koronavirusi, që deri më tani ka marrë mijëra jetë.