JOQ Albania
Home

Kush është 63-vjeçarja që aksidentoi Ilda Bejleri me makinë, mësoni historinë e saj të trishtë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 19:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua e moshuar u përplas me makinë ditën e djeshme nga moderatorja e njohur, Ilda Bejleri. Mirëpo nuk mjafton me kaq, pasi fillimisht prezantuesja e mohoi ngjarjen, ku më pas u detyrua ta pranojë.

Edhe policia nuk reagoi në kohë, madje e nxori lajmin e aksidentit disa orë më vonë pasi kishte marrë dhenë nëpër media online.

Por kush është Enriketa Gjuzi, 63-vjeçarja që u 'hodh në ajër' nga moderatorja? Cila është historia e saj e trishtë?

E moshuara është një ndër nga ata banorë që banesa iu dëmtua nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Duke qenë se shtëpia u shpall e pabanueshme, ajo kishte ardhur në Tiranë për të jetuar në një shtëpi me qira.

Raportohet gjithashtu se Enriketa Gjuzi është ish-kunata e kreut të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.