JOQ Albania
Home

Aktivisti Zirkon Disha ironizon AKEP-in: A është e ndaluar dhe çdo lloj proteste dhe tubimi!?
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 19:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktivisti Zirkon Disha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për atë që po ndodh në Shqipëri.

Në këtë postim Disha shkruan se me këtë ligjin e ri për përgjimet, ku policia të përgjon pa leje nga prokuroria dhe gjykata a është e ndaluar dhe çdo lloj proteste dhe tubim?!

Më tej me ironi, ai ka shkruar se u bënë 24 orë që pyet nëse do dalim të protestojmë për vjedhjen që po bëjnë kompanitë celulare në bashkëpunim me AKEP, dhe nuk ka reagim.

Postimi i plotë:

Me kete ligjin e ri per pergjimet, ku polici te pergjon pa leje nga prokuroria dhe gjykata, a eshte ndaluar dhe çdo lloj proteste dhe tubimi!? U ben 24 ore qe pyes nese do dalim te protestojme per vjedhjen qe po bejne kompanite celulare ne bashkëpunim me AKEP, dhe nuk ka reagim!’’

Kujtojmë këtu se Zirkon Disha është një ndër ata aktivistë që e ka ngritur zërin shumë herë kundër qeverisë Rama dhe nismave të saj.