JOQ Albania
Home

Pamje që të therin në shpirt/ U deh të harronte hallet, shqiptari i varfër s’lëviz dot karrocën
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 19:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjerimi shikohet kudo në Shqipëri. Populli po varfërohet më shumë, kurse shumica po largohen nga vendi pasi me pagat e ulta dhe kostot e larta të jetesës nuk mund t’ia dalin më.

Disa pamje që vijnë nga qyteti i Fierit janë të trishta. Një burrë që man gjallë frymën duke mbledhur plehra e ka pasur të pamundur të lëvizte me mjetin e tij.

Ai i ishte dehur aq shumë për të harruar hallet aq sa nuk ngrihej dot në këmbë.Fotot e tij janë pulikuar nga syri.net.

Kujtojmë këtu se vetëm pas tërmetit të 26 nëtorit rishtas si të varfër llogariten 26 mijë shqiptarë.

Nga ana tjetër të rinjtë po largohen për ditë e më shumë, pasi në këtë vend nuk u kanë ngelur më shpresa. Shqipëria po i ngjan për ditë e më shumë poezine të Migjenit, në të cilat kryefjala ishte mjerimi.