JOQ Albania
Home

Nesër është Shën Valentini. Kjo është dhurata perfekte për të dashurin/ën tuaj!
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13/02/2020 18:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në ditën e të dashuruarve, të gjithë duam t’i impresionojmë të dashurit tanë me një dhuratë sa më të veçantë. Le t’i lëmë mënjanë lulet dhe çokollata për këtë vit, dhe të mendojmë për një nga arsyet që na bën të dashurohemi marrëzisht – aroma.

Aroma ose fragranca, zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën tuaj në shumë aspekte. Përpos gjithë fuqisë, vetëbesimit dhe rritjes së humorit që të jep, një aromë e mirë ndikon dhe në tërheqjen seksuale ndaj parnerit/es tuaj.

Por, ku mund të gjeni parfumet më të veçanta dhe markat më ekskluzive të parfumeve në Shqipëri?

Fatmirësisht, ekziston një vend ku të duket vetja sikur je në mes të Parisit.

Maison de Parfum, një butik fragrancash unike dhe aromëra me të cilat nuk mjaftohesh dot së ledhatuari veten dhe personin e zemrës.

Amouage, Creed, Tom Ford, Roja, Memo Paris, Maison Francis Kurkdijan, Xerjoff, Parfums de Marly, Kilian, Frederic Malle, etj etj, janë markat më të njohura në botën e parfumeve luksoze.

Pavarësisht shijeve dhe tipit të personit tuaj të zemrës, me parfumet që mund të gjeni në Maison de Parfum asnjëherë nuk mund të gaboni sepse aty plotësohet çdo shije e juaja.

Masino de Parfum mund ta gjeni pranë Librit Universitar si dhe në qendrën Toptani.