JOQ Albania
Home

“Lukaku po shënon gola se nuk ka përballë mbrojtësa si Nesta dhe Maldini”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/02/2020 17:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku është duke shkëlqyer në Serinë A me zikaltërit, teksa është kthyer në një nga lojtarët më të mirë dhe më të rëndësishëm te kjo skuadër.

Me paraqitjet e tij, ai iu ka mbyllur gojën skeptikëve, të cilët nuk besonin te aftësitë e tij. Ndërkaq, për formën që po kalon sulmuesi zikaltër, ka folur edhe një ish-lojtar i Juventusit, siç është Simone Pepe.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi në lidhje me Lukakun është shprehur deri duku me rezerva ndaj tij.

Pepe tha:

Që nga koha kur është bashkuar me Interin, Lukaku po bën shumë mirë me këtë skuadër. Është një pikë referimi për projektin e Kontes në skuadër, i cili e kërkoi atë me çdo kusht në skuadër. Megjithatë pavarësisht se ai po shënon shumë, duhet të dimë se përballë nuk ka mbrojtës si Nesta, Maldini apo Kanavaro, me të cilët do ta kishte të vështirë të shënonte.”