JOQ Albania
Home

Arrestohet 1 zyrtar i lartë në Kosovë, donte ta punësonte gruan në kompaninë që drejton
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 13/02/2020 17:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia ka arrestuar të dyshuarin Ruhan Beha që është kryesues i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë.

Sipas policisë ai është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, raporton JOQ Kosova.

Ai dyshohet se ka tejkaluar autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi, që doli të jetë gruaja e tij.

“Sot, më 13.02.2020, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin: R.B., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar, (Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë). I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, thonë Policia.