JOQ Albania
Home

Të bërtitura dhe frikë te punonjëset e agjencisë, çfarë ndodhi mbrëmë te “21 Dhjetori”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 16:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Grabitjet me armë zjarri kanë filluar të shpeshtohen këto kohë, sidomos në kryeqytet. Pas tentativës për grabitje dhe plagosjes me armë zjarri ndaj çiftit Laze pak javë më parë në Allias, të tjera raste kanë ndodhur në vend.

Bëhet me dije se dy biznese, konkretisht një agjenci udhëtimesh dhe një market janë tentuar të grabiten nën forcën e armës së zjarrit.

Një rast ka ndodhur mbrëmë në zonën e “21 Dhjetorit”, ku një i ri i maskuar ka tentuar të grabisë në një agjenci udhëtimesh.

Ai mbante në dorë një armë zjarri, ku për pasojë ka trembur punonjëset, të cilat të alarmuara kanë bërtitur me të madhe. Fatmirësisht i riu nuk ka qenë agresiv, por ai është larguar menjëherë.

Mendohet se prapë po ai, ka tentuar të grabisë një market, ku sërish ka dështuar pasi kasa ishte e kyçur. E vetmja gjë që mori ishin disa të holla mbi banak.