JOQ Albania
Home

Pallati 12-katësh është devijuar nga tërmeti, banorët ende pa përgjigje: Do protestojmë!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 16:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vijon të ketë ende pallate të dëmtuar në Durrës nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku akoma nuk është ofruar një zgjidhje përfundimtare për banorët që enden institucioneve.

Kështu ka ndodhur edhe me banorët e një pallati 12 katësh në lagjen 5 të Durrësit, të cilët i janë drejtuar Prokurorisë. Ata kërkojnë një zgjidhje, ku kanë ngritur një padi ndaj kompanisë së ndërtimit.

Hetimet e pakta ndaj pallatit ka bërë që banorët të lëvizin gurët dhe madje kanë theksuar se do të protestojnë.

Pallati 12 katësh ka një devijim të madh nga tërmeti e për pasojë banorët janë të frikësuar të jetojnë aty.

Gjithashtu, ata mendojnë se është absurd fakti që edhe pse nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare për pallatin e tyre, i duhet të aplikojnë online në programin e rindërtimit “Shtëpia ime”.