JOQ Albania
Home

“Provokoni ndjenjat seksuale”, plas keq debati në studio me striptistet dhe klerikët: S’po shesim trupin!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/02/2020 16:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në studion e Shqipëria Live, u zhvillua një debat mes dy vajzave të cilat punojnë si striptiste, përballë një paneli “moralistësh”.

Vajzat të cilat e zhvillojnë aktivitetin e tyre në lokalet e natës e quajnë këtë gjë profesion, ashtu siç janë edhe profesionet e tjera, ndërsa të ftuarit e tjerë nuk ishin dakord për këtë.

Agimi Baçi i ftuar në studio replikoi:

Për kërcim njerëzit shkojnë në balet, kur shkoj të klubi , tani atje shkohet për tjetër qëllim, jo vetëm për kërcim.
Njëra nga vajzat ia kthen:
Tjetër gjë bëjmë ne , tjetër është kërcimi klasik, pastaj ky është kërcim i zhveshur. Tani njerëzit zgjedhin vetë ku do shkojnë.

Miron Çako, teolog u shpreh:

Ky është qëllimi, që provokon ndjenja seksuale, tani për veshjen. Veshja është dinjitet te njeriu, dhe kjo na dallon nga kafshët. Unë nuk e kam personale e kam si koncept.
“Do ketë devijanca patjetër, ne nuk jemi për të bërë moral, por në fund ajo se ato cka bëjnë nuk është e dinjitetshme. Ato nxiten nga aspekti financiar”, vazhdoi debati nga paneli.

Ndërkohë që njëra nga vajzat u përgjigj:

 Unë jam në punë aty. Sa për punën e të brendshme, ka plot që dalin si ne edhe ato klasike. Çfarë dmth kjo, që ato po shesin trupin”.

Të pyetura se çfarë i lejohet klientit të bejë, ato thanë: 

Tani klienti lejohet të shikojë, të japë bakshishe, jo të na prekë.Në punën që ne bëjmë duhet të jesh e lirë dhe ka të bëjë pamja, duhet të jesh mbi 18. Gocat janë në universitet shumica.

Ndërkohë Albatros Rexha i pyeti për raportin me jetën private.

“Fakti që ne punojmë si striptiste s’do të thotë që nuk kemi jetë personale. Ata janë mendjehapur”, tha vajza.