JOQ Albania
Home

Vrau me shufër hekuri të dashurin e motrës, ç’do të ndodhë me fatin e Esat Canit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 15:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

13 vite burg janë kërkuar për Esat Canin, i cili la të vdekur Arben Gjeçin, 34-vjeçarin që dyshonte se kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, ku Esat Cani vrau Arben Gjeçin për çështje nderi. Përveç tij, për motrën Elida Canin dhe Dëfrim Kurtin u kërkuan nga 3 vite burg. Kjo, pasi ata tentuan në pengimin e zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje makabër.

Gjithashtu është zbardhur edhe dëshmia e plotë e autorit të krimit, pikërisht Esat Canit. Ai ka thënë se e ka goditur me hekur mbas koke dy-tri herë Gjeçin, i cili sipas tij doli duke qeshur nga banesa e së motrës.

Zbardhet dëshmia e vëllait të Elida Canit:

Më datë 24.01.2019, rreth orës 18:00, kam dalë nga shtëpia dhe i kam thënë babait se po iki në punë si zakonisht. Ndërkohë kam zbritur te lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjeçit, por Arbenin nuk e pashë. Ndërkohë, pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim, Dëfrim Kurti, dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha se ishte te lokali. Unë i thashë të vinte te lokali tjetër, te Fredi. Në këtë kohë, unë kam shkuar te puna ime dhe i kam kërkuar përgjegjësit tim leje, duke i nxjerrë arsye se kisha babanë sëmurë dhe për këtë më duhej leje. Megjithëse përgjegjësi nuk më dha leje, unë sërish u largova. Në këtë kohë kam shkuar në shtëpinë time, në oborr kam marrë një shufër hekuri 50- 60 centimetra, e cila në fund ishte shtypur. Këtë hekur e përdor babai dhe unë për të çarë gurë. Pasi mora hekurin, shkova pas shtëpisë së motrës dhe kam ndenjur te porta e kashtores. Në këtë moment kam parë te dera, ku depërtonte drita, një hije që lëvizi. Në këtë kohë u hap dera dhe doli te porta, e identifikova, ishte Arben Gjeçi, më pa mua dhe filloi të qeshte me ironi. Unë në këtë moment, ngaqë ai ishte i gjatë, i kam bërë dy hapa mbrapa dhe e kam goditur me hekur mbas koke dy-tri herë.