JOQ Albania
Home

Ilda Bejleri hodhi në ‘ajër’ të moshuarën, flet e aksidentuara: Nuk e fal, iku si arrogante!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 15:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua e moshuar u përplas me makinë ditën e djeshme nga moderatorja e njohur, Ilda Bejleri. Mirëpo nuk mjafton me kaq, pasi fillimisht prezantuesja e mohoi ngjarjen, ku më pas u detyrua ta pranojë. Edhe policia nuk reagoi në kohë, madje e nxori lajmin e aksidentit disa orë më vonë pasi kishte marrë dhenë nëpër media online.

Së fundmi, e aksidentuara Enriketa Gjuzi ka treguar se si ndodhi aksidenti. Ajo u shpreh se të gjitha makinat ndaluan përveç 'X5'-ës së Ilda Bejlerit.

Gruaja tha se do ta falte moderatoren nëse do i kërkonte falje, por sipas saj ajo iku si arrogante.

Ajo shprehet se përjetoi dhimbje të mëdha nga përplasja me makinë.

Gjuzi tha:

Doja të kaloja rrugën, ishte hapur semafori i kuq. Kaluan nja 4-5 para meje, unë isha e fundit. Disa makina ndaluan. Te kjo e mesit që ishte kjo ja bëra me dorë. Jo vetëm që nuk ndaloi por shtoi shpejtësinë dhe më hodhi 2 metra tutje. Në moment ndaluan disa makina të tjera. I thashë çfarë më bërë dhe “më tha shoh dot unë këtu tek cepi i makinës”. Pastaj dolën ato burrat. Më është thyer këmba. Më mbajtën ato burrat më dhimbje të mëdha me ulërima. Unë kam vetëm këtë nëse do të tregohej e sjellshme, të më thoshte më fal u bë. Me gjithë shpirt ja kisha falur. Me mënyrën si u soll, iku si arrogante. Këmbën do ta operoj se është thyer.

A do kërkojë dëmshpërblim e lënduara pas aksidentit?

"Them se po!"- ishin fjalët e Gjuzit.