I vodhi diskun e makinës, pronari-hajdutit: Ktheje mbrapsht, kamera të ka kapur fytyrën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.02.2020, 22:26

Rastet e vjedhjeve po marrin gjithnjë e më tepër përmasa më të frikshme në vend.

Gjatë javëve të fundit në qytete të ndryshme janë regjistruar një sërë grabitjesh, ku hajdutët kanë marrë ç'u kanë zënë sytë.

Së fundmi, një qytetar nga Tirana ka denoncuar rastin e një vjedhjeje që i është bërë makinës së tij.

Ai shprehet se një hajdut i ka vjedhur diskun e makinës në Kombinat.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 04:30 të mëngjesit.

Siç shihet dhe në video, personi merr diskun nga makina e parkuar dhe largohet me vrap.

Pronari i makinës i bën thirrje personit që i ka vjedhur diskun që t'ja kthejë mbrapsht, në të kundërt do ta denoncojë në polici, pasi kamerat kanë kapur fytyrën dhe automjetin e tij.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq! Po ju dergoj nje video te nje hajduti qe me vodhi nje disk makine.Postoje kete dhe i them hajdutit ta sjelli diskun aty ku e mori mos ta denoncoj ne polici sepse e kam kapur fytyren e tij ne kamera se bashku me makinen e tij pezho. Ngjarja ka ndodh ne kombinat me date 10 shkurt nga ora 4:30 e mengjesit. Flm nese e postoni"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit