Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Kamëz-Fushë Krujë.
Dyshohet se një automjet ka përplasur një këmbësor në dalje të Kamzës.
Një dëshmitar ka dërguar edhe pamje nga vendngjarja ku shihet personi i aksidentuar, i shtrirë në asfalt.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të aksidentuar, trupi i tij të cilit siç shihet në video është mbuluar me batanije.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.
Ende nuk ka asnjë njoftim nga policia për aksidentin.