Një nënë nga Oklahoma po u kërkon të gjithë prindërve të jenë më të vëmendshëm kundrejt fëmijëve të tyre, pasi ajo gjeti një letër shqetësuese në çantën e të birit. Nëna, e cila nuk është identifikuar, tregon se gjeti një letër të shkruar me dorë në çantën e të birit, i cili ndjek klasën e shtatë.
Gjithçka ka ndodhur të premten e 7 shkurtit. Letra ishte shkruar për të birin nga shoferi i autobusit të shkollës, i cili i merr dhe i çon çdo ditë nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
Nëna ndau letrën me KFOR News. Në të lexohet se shoferi i autobusit i kërkonte të voglit që të shoqëroheshin bashkë, në kohën e lirë.
Në të lexohet:
Më tej në letër shkruhej se shoferi donte që ata të ishin miq, të dilnin bashkë një herë në kaq, të flisnin, të luanin etj. Ai shton se edhe pse është i madh, i pëlqen të jetë shok me fëmijët.
Letra përfundonte kështu:
Nëna e shqetësuar bëri denoncimin në shkollën e djalit pasi pa këtë letër dhe menjëherë, drejtuesit e pushuan nga puna. Mirëpo, ndaj tij nuk u mor asnjë masë, pasi shkruarja e një letre nga një i rritur, kundrejt një fëmije, nuk përbën asnjë lloj shkeljeje ligjore.
Ndërkaq, nëna u bën apel prindërve të tjerë të tregojnë kujdes, pasi fëmijët e tyre mund të jenë në rrezik nga ky person, i cili, ndoshta, nis punë në një shkollë tjetër.
***
Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania