Farmacistja i dha ilaçe të skaduara, qytetarja nga Tirana e denoncon: S’kërkoi as falje!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.02.2020, 19:14

Ilaçet e skaduara janë një nga problematikat më të mëdha me të cilat përballen marrësit e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Ndonëse në media janë denoncuar me dhjetra raste të tilla, Ministria e Shëndetësisë duket se nuk ka bërë mjaftueshëm kontrolle për të konstatuar farmacitë, në të cilat shiten medikamente të skaduara.

Së fundmi, një rast i tillë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare nga Tirana ka shkuar në një farmaci për të blerë një medikament, por ka konstatuar se ilaçi ka skaduar.

Ajo i është drejtuar farmacistes, por kjo e fundit sipas tij nuk mori mundimin as për t'i kërkuar të falur, duke u shfajësuar me arsyetimin se "nuk është faji i saj".

Denoncuesja ka dërguar edhe faturën e medikamentit të blerë, NIPT-i i së cilës përkon me farmacinë në fjalë.

Ai tregon se ilaçet ishin për një të afërmin e tij që sapo ka dalë nga operacioni.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq nese mund ta postoni'sot bleva kete ilaq tek farmacia perball spitalit ngjitur me restorant gjakova,dhe ilaqi ishte i skaduar dhe znj farmaciste nuk mori as mundimin te kerkonte te falur por tha nuk eshte faji im,bashkangjitur qkr si dhe nipti qe verteton faturen. Ilaqet ishin per nje person qe sapo kishte dalur nga operacioni dhe farmacistja mi dha te skaduara. Brenda ne farmaci u ben fotot Faturen ja mbajta. Nipti i fatures esht i njete me niptin e varur ne mur brenda farmacis. Faleminderit nese e postoni"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit