Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka lajmëruar se përhapja e koronavirusit po kthehet në një kërcënim shumë të madh për të gjithë botën. Mjeku Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka kërkuar të gjitha vendeve që të përhapin informacionin e nevojshëm tek popullata për këtë sëmundje dhe të nisin kërkimet për kurën ndaj koronavirusit.
Ai u shpreh:
Ghebreyesus foli gjatë një mbledhjeje të mbi 400 kërkuesve dhe autoriteteve ndërkombëtare, përfshirë edhe disa pjesëmarrës përmes video-konferencave live nga Kina dhe Tajvani. Mbi 43 mijë persona në të gjihë botën janë infektuar nga infeksioni vdekjeprurës dhe deri më tani, 1000 prej tyre kanë ndërruar jetë.
Ghebreyesus bëri apel për vende të varfra në Azi dhe në Afrikë që të ndihmohen, në rast se sëmundja e përhapur në Kinë mbërrin tek ta.
***
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania