JOQ Albania
Home

“Hitleri në Ferr” bëhet pjesë e përhershme e Muzeut Kombëtar në Gjermani
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/02/2020 13:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Muzeu i historisë gjermane në Berlin ka prezantuar në ekspozitën e përhershme pikturën “Kaini” ose “Hitleri në Ferr” të George Grosz, i cili emigroi në 1933 dhe u konsiderua i çoroditur nga nazistët, raportoi dpa.

Elementi kryesor është personazhi i ulur, një kombinim i diktatorit nazist dhe personazhit biblik Kain, vrasësi i parë në historinë njerëzore sipas Biblës. “Vetë Grosz shpesh e përshkroi atë si Hitleri në një mjedis infernal,” tha kuratori Markus Hilgert.

Nazi dictator Adolf Hitler

Drejtori i muzeut Raphael Gross u shpreh se piktura që muzeu kishte blerë nga familja e Grosz tregon “dimensionet katastrofike të vrasjeve dhe shkatërrimit në Gjermani nga perspektiva e artistëve në mërgim”.

Drejtoresha e Kulturës në Berlin, Monica Grutters tha se puna e Grosz shpreh “tmerrin për mizoritë e kryera nga nazistët”. Ajo shtoi se blerja e veprës është një shenjë e kompensimit për krimet që nuk mund të rikuperohen kurrë.

Piktura tani është pjesë e një ekspozite të përhershme muze mbi regjimin nazist dhe Luftën e Dytë Botërore.

The painting of Adolf Hitler depicted as the Biblical figure of Cain went on display today

***

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania