Përpara se të bëhej kryetar i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici me kompanitë e tij “EuroGjici Security” dhe “Kevin Konstruksion”, ishte një prej personave që përfitonte më shumë tendera nga institucionet shtetërore.
Më pas ai ia kaloi nën administrim vëllait të tij Lavdrim Gjicit i cili vazhdon të përfitojë para me dy kompanitë nga buxheti i shtetit.
Ndërsa tani Gjici është kthyer në personin që firmos tendera. Tenderi i fundit i shpallur nga Bashkia Kukës është mjaft dyshues, pasi vetëm për blerjen e një makine teknologjike është vendosur një fond limit prej 92 milion lekësh.
Ky tender është bërë publik nga Agjencia e Prokurimit Publik me 30 janar, ndërsa fituesi do të shpallet me 27 shkurt. Në dokumentat e tenderit shkruhet se këto para do të shkojnë vetëm për të blerë një kamion që do të shërbejë për mbledhjen e mbeturinave nga koshat e qytetit të Kukësit. Ndërsa burimi i financimit për këtë kamion plehrash do të jepet nga një granti i akorduar nga Ambasada Japoneze dhe Bashkia Kukës
Por a vlen realisht një kamion plehrash 90 milion lekë? Apo edhe Gjici ka filluar të përdorë që tani metodën e famshme KÇK?