“Punoi në të zezë të blinte makinë”/ Qytetari: OFL, show e politikës më të qelbur në botë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.02.2020, 11:29

Prej disa ditësh, në vend ka nisur Operacioni Forca e Ligjit, i njohur ndryshe si "OFL", që sipas qeverisë synon të kapë "peshq të mëdhenj".

Megjithatë, përtej pritshmërive dhe mega-propagandës së bërë lidhur me operacionin, deri më tani s'kemi parë asnjë "peshk të madh" në rrjetën e policisë, por vetëm cironka.

Për më tepër, qytetarë të shumtë kanë denoncuar edhe terrorin që po ushtrohet ndaj tyre nga OFL-ja, e cila më tepër se luftë ndaj krimit përngjan me një "show" dhe zhurmë të madhe.

Lidhur me OFL-në, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se kush janë ata që po e vuajnë më tepër "show-n" e rradhës.

Ai rrëfen historinë e mikut të tij, që punon në emigracion në të zezë, i cili ka blerë një makinë, por frikësohet se mos i sekuestrohet nga policia.

Për shkak se ai rezulton i papunë në Shqipëri, nëse kapet nga policia, ai nuk mund ta justifikojë dot blerjen e makinës.

Qytetari shprehet se gjithmonë është populli i thjeshtë që e pëson, dhe nuk ka asnjë dallim edhe me OFL-në.

Ai i bën thirrje shqiptarëve që të bëjnë diçka për të ndryshuar këtë situatë.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq ... doja te thoja dicka ne lidhje me kte show e OFL te politikes me te qelbur ne bote , politika jone shqiptare qe mire te na i bejn po mar nje shembull me nje mikun tim ai i shkreti punon ne te zez me tre mujore jasht dhe ka mbledh lek bleu nje makin qe e ka pas fixim tani e ka gjet belaja me kta se nxjer dot sepse Po e zune ska si è justifikon se ne shqipri rezulton i papune se ne ato 300 mij vende pune ky doli i 301 mij dhe nuk filloj dot ... perfundimi esht qe gjithmon ne popull I thjesht do e ham duhet bo nje zgjidhje se avash avash dhe atletet nga kemba do na heqin se nuk i justifikojm dot si i kemi ble ... ju pershendes

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit