Skandal në Gjirokastër! Nderohet me bust “koka” e agjenturës greke në Shqipëri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.02.2020, 17:46

Pas vendosjes së gjuhës greke mbi atë shqipe në tabelat orientuese dhe raportimeve për persona të dyshuar si ekstremistë grekë që qarkullojnë të armatosur në Gjirokastër, një tjetër skandal është regjistruar në zonat e administruara nga Bashkia e Dropullit në Gjirokastër.

Mësohet se në Derviçan, Bashkia e Dropullit ka nderuar një ekstremist grek të idesë nacionaliste të "Vorio-Epirit", duke vendosur bustin e tij në qendër të fshatit.

Bëhet fjalë për Vasil Shahini, i njohur ndryshe si udhëheqësi dhe themeluesi i organizatës ekstremiste greke, "Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit", që shkurt quhej MAVI.

Siç shihet dhe në videon e postuar në Facebook nga një faqe e quajtur "Rinia e Vorio-Epirit", busti i mbuluar me një flamur grek është inaguruar sot.

Vasil Shahini u vra nga komunistët më 18 nëntor të vitit 1943.

Ai u akuzua si "koka" e agjenturës greke në Shqipëri, që kishte qëllim bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet shqiptare për nderimin e një figure, që në Shqipëri cilësohej si "kal Troje".

Vlen të theksohet se në zonën e Dropullit kanë ndodhur shumë "anomali" gjatë viteve të fundit, ku estremistë grekë kanë bërë provokime të ndryshme në disa raste.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit