Spitalet harxhojnë 4.5 miliardë lekë për larjen e çarçafëve, shërbimi ku thërret qameti

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.02.2020, 15:27

Edhe pse kushtet në spitale lënë shumë për të dëshiruar, madje disa prej tyre po shkojnë drejt degradimit. Kjo gjë nuk i kanë ndaluar aspak drejtuesit e spitaleve që të hapin tendera për shërbime të ndryshme me shifra stratosferike.

Një prej shërbimeve që preferohet më shumë dhe që ka një kosto shumë të lartë është edhe shërbimi i lavanderisë. Mjafton të shikosh tri tenderat e fundit të shpallur nga spitale të ndryshme dhe e kupton “rëndësinë” e këtij shërbimi.

Tenderi i parë është ai i Spitalit Rajonal të Durrësit. I shpallur me 17 janar me objekt kontrate “ Furnizim i Shërbimit të Lavanterisë për Spitalin Rajonal Durrës” me një fond limit prej 1 miliard lekësh. Fituesi i këtij do ta kryejw këtë shërbim në këtë spital për një periudhë 30 mujore.

Tenderi i dytë i përket Qendrës Spitalore Elbasan. Ky tender është bërë publik në ditët e fundit të vitit kaluar dhe është mbyllur me 29 janar, ndërsa akoma nuk është shpallur fituesi. Edhe ky tender me objekt kontratë “ Shërbimi i Lavanterisë dhe hotelerisë”, ka një fond limit prej 1.1 miliard lekësh. Fituesi i këtij tenderi do ta kryej këtë shërbim për 48 muaj.

Tenderi i tretë, por jo i fundit nga rëndësia është ai i Spitalit “ Koço Gliozheni”. Ky tender është bërë publik me 16 dhjetor 2019 dhe do të mbyllet me 20 shkurt. Ashtu si dy të parët, objektin e kanë të njëjtë, vetëm se ky ndryshon për nga shifrat. Fondi limit i tij është 2.4 miliardë, pra pothuajse sa totali i shumës së dy tendera të mësipërm. Kompania fituese do t’i ofrojë shërbimet për 48 muaj.

Por po t’i mbledhësh bashkë kapin shifrën e çmendur prej 4.5 miliard lekë. Pra vetëm për një shërbim lavanterie shteti ynë do të harxhojë këto shifra stratosferike, kur shumë thjesht me këtë buxhet mund të rregullonte të gjitha kushtet e spitalave që duhet të thënë, se disa prej tyre janë në gjendje të mjerueshme.

Ajo që mbetet për t’u parë është se kush do të jenë fituesit e këtyre tenderave. JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit