Të vëllait i janë shkatërruar veshkat, binjaku identik humb 27kg për t’i dhuruar të tijën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.02.2020, 12:59

Kur vëllai binjak identik i James Ingley kishte nevojë për një veshkë, ai nuk pati asnjë dyshim për veprimin që do të bënte. Siç shprehet, vendosi të bënte atë që i takonte çdo vëllai.

Katër vite më parë, Dalton Ingley duhej të dorëzonte një raport vjetor për gjendjen e tij shëndetësore, në punë. Ai punon në një kompani të mbledhjes së mbeturinave në Pensilvani. Në këtë moment zbuloi se kishte presion tepër të lartë të gjakur dhe pas vizitave të shumta në spital, mësoi se dy veshkat e tij kishin degraduar.

Por, për fat të mirë, tani 29-vjeçari nga Greenville ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Për këtë është falenderues ndaj vëllait binjak, i cili i shpëtoi jetën në kuptimin e parë të fjalës.

Dalton në atë periudhë po përballej me një sëmundje të rëndë të veshkave të tij. Më konkretisht, kishte probleme me filtrat e pastrimin e gjakut në veshka, ç'ka sillte shkatërrimin e veshkave.

James and Dalton Ingley Kidney Surgery 2

Ai tregon:

Më çuan me urgjencë në spital, për një gjendje, si të thuash, si parainfrakt. Më thanë se kishin zbuluar që kisha probleme me veshkat. Nuk po më besohej pasi nuk kisha vuajtur kurrë nga veshkat. Në atë periudhë isha i tronditur. Si më ndodhi kjo gjë mua? Isha vetëm 26 vjeç”.

Të dyja veshkat e Daltonit arritën të punonin deri në prill të vitit 2017 dhe pas kësaj periudhe, ai nisi t'i nënstrohej dializës në shtëpi. Më pas, në Janar 2018, ai u sëmur nga pneumonia dhe u detyrua të bënte hemodializë. Bëhet fjalë për një makineri e cila kryen funksionin artificial të veshkës, duke pastruar gjakun. Djali u detyrua të linte punën pasi mjekët i thanë se kishte nevojë t'i nënshtrohej transplantit të veshkave.

Ai tregon se nuk kërkoi për dhurues, e as nuk iu desh të diskutonte në lidhje me këtë temë, me vëllanë, James. Sipas Dalton, vëllai direkt tha “po” dhe nisi proceduat për të parë përputhshmërinë.

James Ingley

Por, sidoqoftë, ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. James, i cili jeton në Tulsa, Oklahoma, iu desh të hiqte plotë 27 kilogramë nga pesha e tij trupore, përpara se t'i nënshtrohej operacionit.

Ai shprehet:

E gjithë jeta më ndryshoi. Fakti që më duhej të dhuroja një veshkë më solli shumë ndryshime dhe reflektime në mënyrën e të jetuarit.”

Pasi ndryshpoi tërësisht stilin e jetës, flinte më shumë, hante më shëndetshëm dhe bënte ushtrime në mënyrë të rregullt, çdo ditë, operacioni u krye në maj të vitit 2018. Për fat të mirë, çdo gjë shkoi siç duhej.

Dalton ende nuk është i aftë për t'u kthyer në punë, pasi i duhet të marrë veten. Megjithatë, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do të fitojë të gjitha aftësitë e nevojshme.

***

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit