“Dalin çdo 30 minuta dhe pijnë cigare”, qytetari denoncon infermieret ‘duhanxhesha’: Kam frikë të vizitoj fëmijët!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.02.2020, 16:47

Një rast i pazakontë ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ Albania, me protagoniste infermieret e një Qendre Shëndetësore në Durrës.

Bëhet fjalë për Qendrën Shëndetësore nr.4, në lagjen 18 të qytetit bregdetar.

Ka qenë një qytetar i indinjuar, i cili ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se infermieret praktikojnë një "zakon" të çuditshëm.

Sipas tij, ato dalin jashtë ambienteve të Qendrës Shëndetësore dhe konsumojnë duhan.

Ai thekson se "ky avaz ndodh çdo 30 minuta", ndërsa shton se ka frikë të vizitojë fëmijën e tij, pasi sipas tij duart e tyre janë me nikotinë dhe ambienti kundërmon era duhan.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq! Infermjeret e lagjes 18 me shum pin duhan se sa vizitojn ose punojn. E bejn kete gje cdo 30 min, kafe dhe cigare. Dit per dite ky avaz! Video esht bere sot ne Durres, e kam filmu nga shtepia. Do vizitoj femijen po sma mban se gishtat e tyre kan nikotin plus era e qelbet. Po te vini ketu do kenaqeni me ket vorbull duhanxhash qe vetem uniformen kan te bardh por te tjerat i kan duhan e kafe. Flm nese e postoni"

Vlen të theksohet se ky nuk është rasti i parë që ndodhin të tilla fenomene në Qendrat Shëndetësore, në të cilat kushtet higjieno-sanitare të personelit mjekësor apo në ambiente duhet të jenë një nga prioritetet kryesore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit