Janë bërë të artë/ Vëllezërit Hysa dhe G.P.G Company gllabërojnë 4 miliard lekë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08.02.2020, 10:25

G.P.G Company” dhe “Vëllezërit Hysa” janë dy prej kompanive që kanë përfituar më shumë tendera gjatë qeverisjes së Ramës. Edhe pse të dy kompanitë janë akuzuar për moskryerje punimesh apo për evazion fiskal ata vazhdojnë të fitojnë sërish tendera.

Pronari i kompanisë “ G.P.G”, Paqsor Buzi është arrestuar në shtator të vitit të kaluar për evazion fiskal. Kompania e administruar nga Buzi është gjithashtu fituesi më i madh i tenderave në kuadër të projektit të bujshëm “Rilindja Urbane” të qeverisë Rama.

Sipas të dhënave të Thesarit, G.P.G Company ka përfituar tendera publikë në vlerën e 69 miliardë lekëve në total përgjatë viteve 2015-2019.

Por edhe pronarët e “ Vëllezërit Hysa”, Agron dhe Kujtim Hysa janë arrestuar në qershor të vitit 2018 me akuzën së nuk kanë kryer punimet për rrugën e Gjinarit.

Edhe kjo kompani sipas të dhënave të Thesarit ka fituar 39 miliardë lekë nga tenderat gjatë 4 viteve të fundit.

Së fundmi këta dy kompani janë bashkuar për të fituar një tjetër tender më shifra stratosferike.

Bëhët fjalë për tenderin me objekt “ Linja kryesore për furnizimin me ujë dhe rrjeti shpërndarës i ujësjellësit për qytetin e Belshit” dhe që do të kushtojë plot 4 miliardë lekë. Vellëzerit Hysa janë të preferuarit e Bashkisë Belsh pasi ka bërë edhe rikonstruksionin e gjithë qytetit.

Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm tri kompani, çka tregon se fituesi është ditur përpara se ky tender të bëhej publik.

Ajo çfarë bie në sy është fakti se e ka fituar kompania me shifrën më të lartë të ofruar. JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit