JOQ Albania
Home

Akull shkollat në periferi, nxënësit i sigurojnë vetë ngrohëset nëpër klasa
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/02/2020 19:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë shkolla në periferi vijojnë të vuajnë nga të ftohtët, pasi ka probleme të shumta me ngrohjen. Nxënësit në shkollat e Lundrës dhe Farkës së Vogël ankohen se nuk kanë sisteme ngrohjeje dhe për pasojë nuk i durojnë dot ditët e ftohta.

Madje janë prindërit ata që e ngrenë këtë shqetësim madhor.

Nxënësit theksojnë se ngrohen me rezistencë, por para ose pas pushimit i fikin.

Ata thanë:

Ngrohemi me rezistencë.
Ngrohemi me reflektor.
I ndezim para pushimit dhe pas pushimit i fikim.

Janë vetë nxënësit që i kanë sjellë ngrohëset në shkollë, duke mbledhur lekët nëpër klasa pasi bashkia nuk po siguron gjë.

Disa prej tyre thonë:

E ka sjellë një nxënës nga klasa.
I kemi mbledhur lekët të gjithë dhe kemi blerë rezistencën.