Veliaj e nis 2020-ën duke i dhënë 1 miliard lekë Fushës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.02.2020, 10:58

Vit i ri, avaz i vjetër. Bashkia e Tiranës e ka nisur 2020-ën me dhënien një tenderi me shifra mjaft të majme, plot 1.2 miliardë lekë për mirëmbajtjen e Sheshit Skënderbej. Por kush është fituesi i këtij tenderi? E kush tjetër përveç se “Fusha SHPK” mund ta fitonte këtë tender, pasi dihet lidhja e ngushtë që Erion Veliaj ka me pronarin e kësaj kompanie.

Të gjitha tenderët që kanë të bëjnë me rikualifikimin e sheshit Skënderbej i janë dhënë Shkëlqim Fushës. Por kësaj herë, Fusha nuk do e marrë të gjithë ‘Jackpotin’ për vete, pasi tenderin e ka fituar në bashkëpunim më kompaninë “Pastrime Silvio Shpk”.

Fituesi i këtij tenderi është shpallur në fillim të janarit dhe kontrata do të jetë funksionale për 3 vite.

Përveç shifrës së majme që ka ky tender, një tjetër fakt që vërehet është së në këtë tender nuk pasur asnjë garues tjetër përveç Fushës, çka tregon se ky tender ishte i paravendosur dhe kompanitë e tjera nuk kanë dashur të humbin kohën me plotësimin e dokumenteve, pasi fituesin e kanë ditur që kur është shpallur gara.

Por një tjetër fakt interesant është se Agjencia e Prokurimit Publik në njoftimin e saj ka nxjerrë si fitues vetëm kompaninë “ Pastrime Silvio shpk”, por kur hyn në dokumentet e tenderit shikohet se kjo kompani nuk e ka fituar e vetme.

Lidhja e ngushtë midis Veliajt dhe Fushës vazhdon të jetë e fortë, sidomos kur bëhet fjalë për tenderat që kanë të bëjnë me Sheshin Skënderbej.

Tabela e mëposhtme e tregon mjaft qartë, sesa para ka fituar Fusha në disa prej projekteve më të mëdha që janë zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në vitet e fundit. Plot 38 miliardë lekë ka fituar Fusha në Bashkinë e Tiranës me në krye Erion Veliaj.

Ardhja në krye të bashkisë së Tiranës e Veliajt ka qenë si një telebingo për Shkëlqim Fushën, i cili gjithashtu po pret të bëjë një tjetër “Jackpot” me ndërtimin e teatrit të ri.

Tani që SPAK-u është ngritur pritet të shihet nëse do të merren në hetim kontratat e firmosura nga Veliaj me Fushën, pasi shifrat e këtyre kontratave i kalojnë shifrat reale që mund të kenë këto tendera. Mjafton të kujtojmë që vetëm rehabilitimi i Bulevardit “Zogu i Parë”, do të kushtojë 700 milionë lekë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit