“Konçensioni i fshehur” i Gjiknurit/ Si u dorëzua kontrolli i bombolave të gazit në një kompani pa garë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.01.2020, 23:19

Për afro tre vite, një kompani e lidhur me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm Koli Bele, ka fituar në mënyrë të fshehtë të drejtën ekskluzive për të patur monopolin e kontrollit të bombolave të gazit. Praktikisht një koncension I dhënë me urdhër ministri.

Kur qeveria shqiptare miratoi në Mars 2016 një Vendim për rregullat teknike të bombolave të gazit, Ministri i Energjetikës së kohës, Damian Gjiknuri duket se e kishte përcaktuar kompaninë private që do të kryente këtë proces, raporton boldnews.

Vetëm një javë pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave, më 8 Prill 2016, Gjiknuri autorizoi kompaninë “El-Bu 2009”, sot me emrin e ndryshuar “Swiss Approval”, që të kryejë kontrollin e të gjithë bombolave të gazit që janë në qarkullim në tregun shqiptar.

(Kliko këtu vendimin e Gjiknurit)

Në atë kohë, “El-Bu 2009” ishte e vetmja kompani e pajisur me Aktin që e njihte si Organ i Miratuar i Vlerësimit të Konformitetit, një dokument i lëshuar nga Ministri i Energjetikës. Në bazë të këtij akti, kompania private ishte e autorizuar të kryente vlerësimin e kushteve (konformitetit), ndër të tjera, edhe të pajisjeve nën presion, ku përfshihen edhe bombolat e gazit.

Në bazë të Urdhërit të ministrit Gjiknuri, të gjithë operatorët ekonomikë në fushën e gazit të lëngshëm, së pari duhet t’i nënshtrohen inspektimit të “El-Bu 2009” për të verifikuar kushtet e bombolave të tyre, si edhe duhet të merrnin aprovimin e kompanisë inspektuese për të gjithë të tjerat që do të hidhnin në treg.

(Faximile urdhëri i Koli Bele)

Pavarësisht se dokumenti i nënshkruar nga Damian Gjiknuri titullohet “Autorizim”, në fakt ai duket që është ndër ata që konsiderohen “koncensione të fshehura”.

Fijet e kompanisë

Kompania “El-Bu” shpk është krijuar në vitin 2009. Në kohën që kompania u ngarkua nga Gjiknuri për të kryer kontrollin e bombolave të gazit në 2016, ajo ishte në pronësi të Gentian Filaj (47.5% të aksioneve), Realdo Mansaku (26.6%), Henri Aleksi (20.9%) dhe Ahmet Burak Goktepe (5%).

Aksioneri kryesor i kësaj kompanie Gentjan Filaj është dhe njohje e vjetër si dhe bashkëpunëtor i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Energjisë Koli Bele.

Filaj dhe kompanitë e lidhura me të, rezultojnë përfituese të një numri kolosal punësh dhe favoresh të dhëna nga Ministria e Energjisë në kohën kur drejtohej nga Gjiknuri.

Dy aksionerët kryesorë të “Swiss Approval”, Gentian Filaj dhe Realdo Mansaku, janë gjithashtu bashkëpronarë në kompaninë “Albania Mining Consulting”, e cila ka si veprimtari të saj gjithashtu certifikimin e enëve nën presion.

Filaj dhe Mansaku janë gjithashtu bashkëpronarë edhe në kompaninë “SSA-Albania”, e cila ushtron aktivitet, ndër të tjera, në prodhimin e tubave dhe enëve me presion.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit