Interi duket i pandalshëm në merkato. Pas Young dhe Moses, zikaltërit kanë gati edhe supergooditjen finale në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin danez, Eriksen.
Sipas gazetarit të “Gazzetta dello Sport”, Nikolo Shira, klubi londinez ka pranuar ofertën e Interit, teksa raportohet se palët kanë arritur akordin paraprak.
Gjithmonë referuar mediave italiane, Interi do të paguajë 15 milionë euro plus 5 bonuse për shërbimet e mesfushorit.
Marrëveshja u arrit pas 1 ore konference nëpërmjet video call-it. Për sa i përket kontratës, ajo do të jetë 4 vjeçare, pra deri në vitin 2024.