Një video me pamje tronditëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Në këtë video shikohet se si një mësues dhunon një nxënës.
Personi që ka nisur videon pranë redaksisë së JOQ Albania tregon se videoja është filmuar në shkollën ‘Isa Boletini’.
Më tej ai tregon:
Në video shikohet se mësuesi e kap nxënësin prej veshi dhe i ‘shkund’ kokën disa herë. Të tilla pamje tregonjnë se në cilën gjendje të mjeruar është arsimi në vendin tonë.
Kujtojmë se misioni i një mësuesi është t’i bëjë nxënësit ta duan dijen dhe të mësojnë sa më shumë.
Nuk është mision i një mësuesi të ngrejë dorën mbi një fëmijë të mitur. Në të tilla raste pasojat psikologjike që shkakton te një fëmijë si pasojë e dhunës janë të mëdha.