Një polic në Durrës ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania, se qeveria nuk i ka paguar ende për punën e palodhur që bëjnë, duke qendruar 12 orë në shi dhe në të ftohtë. Ai shkruan se përveçse nuk i japin pagat, Rilindja u ka mbajtur edhe 100 mijë lekë të vjetra nga rroga ne dhjetor.
Denoncuesi, i cili preferon të jetë anonim sepse ka frikë shkarkimin nga puna, ka një pyetje për kryeministrin Rama. Ai thotë se si do të shkojë puna e policisë në Durrës.
Denoncimi i plotë:
Edhe pse punojnë në kushte të vështira dhe në mes të ftohtit, qeveria nuk i jep pagat e jo më ti motivojë punonjësit me ndonjë shpërblim.