Tërmeti shkatërrimtar me 200 mijë të vdekur, qeveria e Haitit ndërton 3000 banesa për familjet e dëmtuara

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.01.2020, 17:45

Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor të vitit të shkuar la në qiell të hapur mijëra familje, të cilat deri më sot kanë dëgjuar shumë fjalë shpresëdhënëse nga qeveria, por ende nuk po shihet një dritë në fund të tunelit.

Qeveria duket se ende nuk ka një plan konkret se si do bëhet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, zonat e përcaktuara dhe vlera që mund të kapin.

Si sot, 10 vite më parë, Haiti u godit nga një ndër tërmetet më të mëdha në Amerikën qendrore. Qytetet më të shkatërruara dhe më të prekura nga tërmeti ishin Léogâne dhe Port-au-Prince (kryeqyteti i Haitit). Lëkundja prej 7 ballësh bëri që në Haiti 1/4 e popullatës të vdisnin. Rreth 200.000 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë nuk janë gjetur ende.

Qeveria e Haitit, filloi ndërtimin e 3,000 shtëpive në vetëm pak kohë pas tërmetit, siç shihet edhe në foton e mëposhtme.

Këto banesa u ndërtuan për të gjithë personat që kishin humbur shtëpinë e tyre. Projekti, kostoja e të cilit u vlerësua në 44 milion dollarë, u financua me marrveshje nga fondi Petro-Caribe i Venezuelës. Banesat janë uniforme dhe janë ndërtuar jo shumë larg zonës ku ndodhi tërmeti, pra pranë Morne à Cabri, 15 kilometra (9 milje) në veri të Port-au-Prince.

Shpresojmë që një ditë si këto banesa të ndërtohen edhe këtu, për ato familje, të cilat nuk kanë ku të fusin kokën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit