PROTESTË NË 6 TE KRYEMINISTRIA, shqiptari bën thirrje: Të luftojmë si francezët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.01.2020, 11:44

Jo më larg se pak minuta më parë, publikuam një artikull ku tetë të rinj shqiptarë ishin detyruar të braktsnin vendin, duke rrezikuar seriozisht jetët e tyre, për të shkuar drejt Anglisë me kamion.

E gjithë kjo vjen nga situata e rënduar dhe kaotike socialo-ekonomike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ku papunësia, varfëria, pabarazitë sociale, dominimi i korrupsionit thuajse në çdo aspekt të jetës, abuzimi dhe vjedhja haptazi e parave të taksapaguesve shqiptarë, si dhe lulëzimi i krimit gjatë muajve të fundit, ku kemi një sërë vrasjesh të pazbardhura dhe autorët enden të lirë, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

I revoltuar nga e gjithë kjo katrahurë që ka pushtuar vendin, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë për të gjitha padrejtësitë që po iu bëhen këtij populli.

Ai rendit një sërë arsyesh të forta për të protestuar, ku thekson se kjo situatë nuk durohet më.

Qytetari kërkon që shqiptarët të marrin shembullin e protestusesve në mbarë botën, të cilët për padrejtësinë më të vogël "i vënë zjarrin vendit", ashtu siç ndodh në Francë, Kili, Liban etj.

Ai kërkon që bashkë atdhetarët e tij të ngrihen për fëmijët e tyre në rradhë të parë, që nesër do të jenë e ardhmja e vendit.

"Shteti duhet të kuptojë forcën dhe furinë e popullit", kështu thekson qytetari, i cili iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen mbrëmjen e sotme në orën 18:00, para Kryeministrisë për t'i treguar qeverisë fuqinë e një populli të bashkuar.

Qytetari kujton edhe rastin e Ukrainës, kur populli i vuajtur ukrainas hodhi në koshin e plehrave një deputet të Parlamentit, që u kishte pirë gjakun duke i vjedhur.

Thirrja e qytetarit:

Prsh joq sot ne oren 6 i bej thirrje te gjithve qe te vin ne protest ti len llotot dhe cafet te cohen se po na rrjepin te gjall vetem vrasje vjedhje nga ana e tyre ka vajt leku ne 5 veta i bej thirrje cohuni te gjith cohuni per veten cohuni per femijet cohuni se sdurohet me ska mjeksi ska pun ska lek cohuni digjeni me mir ti marim ti hedhim ne koshin e plehrave ata deputet sic ben bota, sic ben franca, kili nje proteste e tille na duhet ta kuptoje shteti forcen e dhe furine e popullit 💪"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit