Pritjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për vitin 2020

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.12.2019, 19:08

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut thonë se në plaën të parë, në dëshirat që kanë për vitin e ri 2020 mbetet shëndeti, që duket se do të jetë sfidë më vete për shkak të ajrit të ndotur. Ata, gjithashtu, kërkojnë edhe kushte më të mira në punë, ndonëse theksojnë se mbetet shumë problematike ndërhyrja e politikës në punën e institucioneve, shkruan REL.

Të anketuarit shprehen shumë pak optimistë se anëtarësimi në NATO do të ndryshojë cilësinë e jetesës së qytetarëve, edhe pse theksojnë se kjo në masë të madhe paraqet siguri.

Muharem Ajdari, profesor në gjimnazin e Shkupit “Zef Lush Marku”, thotë se më e rëndësishmja dëshirë mbetet shëndeti dhe në aspektin profesional thotë se uron që autoritetet përkatëse, t’u qasen më me përkushtim reformave në sistemin arsimor.

“Nga 2020-ta presim së pari të kemi shëndet dhe të gjitha të mirat, ndërsa sa i përket anës profesionale, duhet të vazhdojnë reformat në arsim, edhe atë reforma të mirëfillta para së gjithash duhet të bëhen edhe ndryshime në ekipet që i realizojnë reformat në arsim”, thotë Ajdari.

Osman Ameti, me profesion aktor, shpreson që këtë vit, përkatësisht 2020 përfundimisht do të ketë këmbë të mbarë për Teatrin Shqiptar, përkatësisht të përfundojë më në fund renovimi i këtij objekti që po zgjat qe shumë vjet. Megjithëse me të qeshur, si aktor, thotë se shpreson që politikanët mos të bëjnë më shumë teatër se vetë aktorët meqë 2020-ta pritet të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Në aspektin profesional, si aktor i ansamblit, gjatë 2020-s presim që të fillojë të funksionojë godina e meremetuar me realizmin e repertorit të teatrit shqiptar, se punimet vërtet janë zvarritur, kjo është në aspektin profesional”.

“Dhe, e dyta, meqë sipas të gjitha gjasave do të kemi zgjedhje, t’i kalojmë më lehtë, sepse për hir të së vërtetës zgjedhjet te ne janë paksa dhe traumë”, shprehet Osmani.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit