E fundit/ Plagoset rëndë nga shpërthimi i kapsollës 10-vjeçari në Librazhd, niset me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2019, 18:46

Rreth një vit më parë, qeveria përmes një deklarate së përbashkët të tre ministrive, urdhëroi ndalimin e hedhjes në treg dhe përdorimit të lëndëve piroteknike (fishekzjarret, shashkat, kapsollat) nga qytetarët.

Mirëpo, duket se ky urdhër i qeverisë është shkelur me të dyja këmbët, pasi në shumë qytete ka raportime se gjatë ditëve të fundit ka patur shitje të lëndëve të rrezikshme piroteknike, si dhe shpërthime të herë pas hershme të tyre.

Së fundmi, teksa na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit.

Mësohet se një fëmijë 10-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i fuqishëm i një kapsolle, pranë gjimnazit të qytetit.

Raportohet se i mituri ka marrë dëmtime të rënda në duar, bark dhe fytyrë. Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Burime bëjnë me dije se 10-vjeçari është djali i drejtorit të OSHEE-së për Librazhdin, Behar Terziu.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbulimin e rrethanave.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit