Manastiri “Shën Jovan Bigorski” që historia shqiptare e njeh si “Manastiri Mbigur”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.12.2019, 18:31

Faktet historike të historianëve shqiptarë flasin se manastiri Shën Bigorski daton që nga shekulli 11 dhe është manastrit arbëror. “Jemi të bindur se atje kishte thesarë dokumentesh, jo vetëm kishtare, por edhe fakte për historinë dhe trashëgiminë shqiptare të kësaj zone. Aty ka pasur dokumente me vlerë nga shekujt 15, 16 dhe 17 dhe tanimë është shuar çdo gjurmë”, nënvizon për INA, historiani prof.dr. Nebi Dervishi.

Ai ka shtuar se kjo është një humbje e madhe e popullit shqiptarë dhe nuk duhet të humbet një vlerë e tillë, karshi propagandës për të përvetësuar objektet tradicionale fetare shqiptare.

“Ky manastir është i njohur me emrin Mbigur, dhe se ai ka qenë i të parëve tanë, edhe pse më vonë në mënyrë naive u shua dhe u hoq dorë nga këto tempuj të lashtësisë sonë”, ka theksuar profesor Dervishi. Historianët dëshmojnë se deri në fillim të shekullit 20 edhe në këtë manastir ritet dhe ritualet janë bërë në gjuhën shqipe dhe kleri ka qenë shqiptaro-ortodoks, por duke filluar në vitet e para të shekullit 20 ngadalë ai është sllavizuar dhe është përvetësuar nga klerikët ortodoks maqedonas e serb. Manastiri i Shën Bigorit ka qenë edhe një pikë e rëndësishme historike në periudhën e Skenderbeut, duke qenë një vatër shqiptare e asaj kohe që përfshinte zonën e Dibrës së Madhe dhe Ohrit. Ky komplesk me vlera të ortodoksisë shqiptare është dëshmuar për traditën e tij edhe nga historiani, prof.dr. Vehbi Xhemaili.
“Kisha Shën Jovan Bigorski i takon kishës së periudhës bizantine me qendër në Stamboll dhe ka luajtur një rol të madh kulturor, arsimor të trevave të Rekës, të shqiptarëve të Rekës. Gjatë gjithë periudhës në këtë kishë peligrenazhet janë bërë në gjuhën shqipe deri me ardhjen e serbëve në këto troje , në vitin 1912”, ka theksuar historiani Xhemaili, duke shtuar se kjo zonë vazhdimisht ka qenë nën presionet e pushteteve për t`u sllavizuar dhe për të hequr dorë nga vlerat tradicionale kombëtare shqiptare. Vite më parë ishin djegur hapësira të këtij manastiri, sidomos biblioteka e pasur.
Lidhur me këtë, historianët shqiptarë kanë nxjerrë në pah dyshimet se me djegien e bibliotekës së këtij manastiri janë zhdukur shumë dëshmi, libra, dokumente dhe arkiva në gjuhën shqipe, për shkak se deri vonë në këtë manastir kanë shërbyer murgjë vendor shqiptarë, të konfesionit ortodoks nga Reka e Keqe.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit