Komuna e Istogut ka zgjidhur problemin e vendbanimit për nëntë familje të pastreha.
Këtë e bëri të ditur Besart Dreshaj nga Komuna e Istogut, përmes një postimi në Facebook, me ç’rast tha se është momenti më i mirë për të bërë dhurata, raporton JOQ Kosova.
“Është momenti më i mirë për të bërë dhurata. Nëntë familje të pastreha bëhen me shtëpi. Komuna e Istogut në këtë fundvit ju zgjedhi strehim për nëntë familje. Pêrkrahja nuk do të ndalet, edhe për familje tjera në të ardhmen. T'i gëzojnë shtepit!”, ka shkruar Dreshaj.
Vlen të theksohet se para dy ditësh në Kosovë u ndanë 180 shtëpi për familjet në nevojë nga organizata që udhëhiqet nga Halil Kastrati.