“2019-ta, viti i rekordeve të zeza”, Berisha mesazh qytetarëve: Të ngrihemi, t’i rikthejmë vendit vlerat e lirisë dhe demokracisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2019, 16:08

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tij për Vitin e Ri 2020 përmes një videoje të postuar në "Facebook".

Berisha e cilëson 2019-n si vitin e rekordeve më të zeza në këto 27 vite pluralizëm për Shqipërinë.

Teksa kujton shembullin e qytetarëve bolivianë që rrëzuan qeverinë, Berisha uron që ky 2020-ta të jetë jetë viti ku shqiptarët të ngrihen kundër këtij regjimi, për ta hedhur poshtë.

Sipas ish-kryeministrit, kjo do t'i shpëtonte shqiptarët dhe Shqipërinë nga rekordet e zeza dhe do t'i hapte rrugë integrimit të vendit drejt BE-së.

Mesazhi i Berishës:

Videomesazh urimi per vitin e Ri 2020!

Viti qe po leme pas ishte per ne shqiptaret viti i rekordeve me te zeza ne keto 27 vite pluralizem.. 2019-ta duhet te na ftoje ne te gjitheve te bashkohemi qe ky vit te mos na kthehet ne 2020. Por 2020 te jete nje vit i bardhe, nje vit i mbare, nje vit siç e duam, ne te cilin Shqiperia dhe shqiptaret te shpetojne nga rekordet e zeza, te çelin rrugen e bllokuar drejt Europes, kombi te qendroje i bashkuar ne idealet e tij europiane. Shqiptaret, te frymezuar nga parimet e lirise por dhe ne shembullin e bolivianeve qe permbysen narkoshtetin e tyre te paketojne Zoografin bis apo Esad Toptanin ne Beograd, te rikthejne ne Shqiperi vlerat e lirise dhe demokracise!

Uroj cdo shqiptar kudo qe gjendet dhe feston nderrimin e viteve, ne shtepi, lokal, detyre ne kujdes shendetesor apo dhe vuajtje denimi, te gjithve ; Gezuar Vitin e Ri 2020!

Nje vit te bardhe shprese dhe mbaresie per shqiptaret, femijet, familjet, miqte e tyre kudo qe festojne kete nate! GEZUAR! sb

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit