Pacientja me kancer merr flakë në sallën e operacionit, familjarët vënë duart në kokë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.12.2019, 13:24

Një paciente ka ndërruar jetë pasi u dogj gjatë operacionit në një spital në Rumani. Kirurgët në Spitalin Floreasca në Bukuresht përdorën një dezinfektues me bazë alkoolin mbi gruan 66 vjeçare, përpara se të kryenin operacionin për kancerin pankreatik më 22 dhjetor.

Por më pas përdorën një bisturi elektrike, e cila, kur ra në kontakt me alkoolin, bëri që trupi i gruas të merrte flakë në tryezën e operacionit. Ajo pësoi djegie në 40% të trupit të saj dhe vdiq në spital një javë më vonë.

Policia ka nisur një hetim për vdekjen e gruas.

Familja e viktimës u tha mediave rumune se mjekët nuk i treguan për rëndësinë e situatës, duke u thënë se ishte vetëm një aksident.

Ata u shprehën:

Ne nuk po bëjmë akuza, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi”.

Ndërkaq, ministri i shëndetësisë, Victor Costache, premtoi se do të hetojë incidentin traumatik.

Nga ana e tij, zv/ministri Horatiu Moldavani, deklaroi:

Kirurgët duhet të ishin të vetëdijshëm se është e ndaluar të përdoret një dezinfektues me bazë alkooli gjatë procedurave kirurgjikale të kryera me një bisturi elektrike”.

Romania, donna prende fuoco in sala operatoria e muore una settimana dopo a causa delle ustioni riportate

***

Burim: IlFattoQuottidiano|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit