Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushes duke e lënë atë të plagosur. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë.
Nga hetimet e para rezulton se autor i këtij sulmi është ish-shoferi i kryebashkiakut, shteteasi Gëzim Saraçi, i cili dyshohet se i ka hedhur nje granatë në zyrë.
E plagosur mbeti edhe sekretarja Erisa Qalliu. Si Tushe dhe ajo janë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Erisa Qalliu është rreth të 30-ve dhe ëshë një nënë e një fëmije të vogël.
Gjendja e sekretares është më serioze se e Tushes. Kurse shkak për këtë ngjarje të rëndë mendohet të jetë bërë, pushimi nga puna i Gëzim Saraçi. Ai kishte qenë shofer i Tushes.