Një shpërthim ka ndodhu në zyrën e kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.
Nga shpërthimi raportohet se ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Tushe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa sekretarja Qalliu ka marrë plagë më të rënda.
Autor i shpërthimit raportohet se është shtetasi Gëzim Saraçi por nuk dihen ende motivet e ngjarjes.