Një telefonatë në polici që bënte fjalë për një pengmarrje në zonën e Don Boskos në Tiranë, duket se ka rezultuar e rreme.
Një qytetar është keqkuptuar kur ka parë dy djem duke futur një person me forcë në makinë, duke pandehur për pengmarrje, por policia e Tiranës thotë se burri ishte babai i tyre, i alkoolizuar dhe kanë pasur për synim ta çonin në shtëpi
Policia sqaron se rreth orës 17.05, në Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar, se në "Don Bosko", në afërsi të një lokali dyshohet se dy persona kanë marrë me forcë një shtetas dhe janë larguar me një automjet.
Pas marrjes së informacionit, janë ngritur pika kontrolli. Ndërkohë qytetarit që telefonoi Policinë, pas telefonatës i dilte telefoni i fikur.
Pas këqyrjes së kamerave dhe marrjes së informacioneve nga ana e policisë mbi identitetin e personave që shfaqeshin në kamera u bë e mundur gjetja e tyre dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Nr 3 Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku rezultoi se kishim të bënim me një konflikt familjar.
Dy vëllezërit D.M e B.M, kanë shkuar në lokalin ku ishte babi i tyre shtetasi S.M, për ta marrë në shtëpi, pasi në mënyrë të vazhdueshme abuzonte me pijen alkoolike. Shtetasi S.M, ka dalë nga dera e pasme e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por të dy djemtë e tij e kanë kapur dhe e kanë futur në makinë dhe më pas e kanë çuar në banesë,