Akuza që bëhet, mund të jetë “shpifje”; mbasi në RTSH, korrupsioni luftohet egërsisht/ Çdo fund-viti, Elvana Gjata bëhet personazh komentesh të sikletshme për vete dhe të dashurin.
Edhe këtë fund-viti, personazh i komenteve masive të shqiptarëve, ka qenë këngëtarja, Elvana Gjata, si pjesëmarrëse në “Festivalin e 58-të” të këngës në RTSH, ku u shfaq edhe si poete e kompozitore “VIP”, por jo si fituese, shkruan pamfleti.
Se përse nuk ia dorëzuan “kupën” e festivalit, Elvanës së “Bolit” të kokainës; këtë e dinë më mirë, ata që ia drodhën, kur vendosën çmimet në zyrën e drejtor “Çomes” të RTSH; por kjo përdredhje, u paralajmërua nga “fansja” e saj, Alketa Vejsiu, me dy detaje:
Janë dy detaje të vogla e spontane në dukje, që tregojnë se pazari për t’i dhënë “kupën” Elvanës së “Bolit”; ishte prishur para se të mblidhej Juria Festivalit; gjë e përforcon si bindje dhe shpërfillja Grabockës; e cila del në skena edhe kur promovon stilimin e vetullave.
“Gojët e liga” nga pjestarë të stafit “konfidencial” të treshes “Çome” si Drejtor i RTSH e drejtor i festivalit; Grabockës si regjisore dhe Vejsiut, si prezantuese; kanë nisur të thonë, se shkak ka qenë një pazar “konfidencial jo korrekt”.
Urojmë, të mos jetë e vërtetë dhe sinqerisht, nuk besojmë të jetë e vërtetë; mbasi me sa dimë; në RTSH ka ndershëmri e qëndrime tepër të ashpra anti-korrupsion; zbatuar qysh nga koha e drejtor Artur Zhejit.
Por ja që thuhet, se 1 orë para mbylljes së natës finale; dikush në juri, kishte zbuluar me mesazh; se vendi i parë për Elvanën, ishte “prenotuar” me 500 mijë euro nga “Boli” i saj.
Sa për sqarim, “Boli” në komunitetin e këngëtarëve tallava në Shqipëri, është “emri artisik” i të dashurit aktual të Elvana Gjatës; ndërsa “Çome”, përkëdhelet drejtori i RTSH. Kaq për sot.